Rreth nesh

Më shumë info

I vendosur në gjirin ikonik në formë gjysmë hëne të Jalës, Folie Village krijon "Koreografi plot art e mjeshtëri" në bregdetin jugor të Shqipërisë. Grupi Oppenheim ka projektuar një koncept të ri të të jetuarit përmes këtij zhvillimi modern, luksoz dhe të nivelit të lartë, i përbërë nga vila private dhe apartamente buzë detit. Duke evoluar trashëgiminë dhe frymën arkitekturore vendase me synimin për të krijuar një përgjigje të parapëlqyer dhe të përjetshme, ai do të jetë perla e përsosur e arratisjes Mesdhetare.

I përbërë nga ndërtesa të grupuara pranë njëra tjetrës, projekti përfshin vila private, si dhe apartamente me pamje nga deti dhe apartamente me nënçati. Ai ofron hapësira tregtare si: dyqane, bare, kafene, restorante, si dhe hapësira të rehatshme dhe programe mbështetëse të tilla si qendër spa të nivelit botëror, suitë fitnesi, hapësira ekskluzive‘rooftop’ në katet e sipërme dhe klube gjallëruese buzë detit, kazino dhe hapësira për evente.

Projekti është aktualisht në fazën e projektimit dhe ndërtimi do të fillojë në fund të vitit 2022. Fshati luksoz parashikohet të hapet në vitin 2025. I vendosur për t'u ndërtuar në Jalë, projekti merr frymëzim nga tradita e pasur popullore dhe ekologjia e zonave që gjenden në fshatrat e afërt të Vunoit dhe Dhërmiut. Duke u jetëzuar në Jalë, projekti synon të arrijë një ndjeshmëri ndaj njeriut dhe natyrës, duke u harmonizuar me kontekstin e saj.

2011

FILLESAT

Udhëtimi jonë ka filluar në vitin 2011 kur u hap klubi i famshem i natës së tiranës “folie club” në këtë gji të virgjër aty ku kishte vetëm shkëmbinj dhe as edhe një rrugë ku mund të kalohej me makinë. nisi si një biznes familjar me synimin për ta shndërruar këtë perlë të pakultivuar në një nga pikat më të bukura në shqipërinë e jugut. fillimi i asaj që do të ishte më vonë një projekt shumë më I madh ka nisur vetëm me një bar në plazh, një restorant dhe 20 dhoma.

2018

HOTELI DHE KLUBI I NATËS FOLIE MARINE

Vizioni për ta përçuar energjinë e folie marine në një nivel tjetër eksperience të hotelerisë na ka orientuar drejt një udhëtimi për ta shndërruar hotelin dhe klubin e natës folie marine në një stil unik jetese. në vitin 2018, zgjerimi i 3 bareve në plazh dhe pishinës e kthyen folie marine-n në një destinacion par excellence që ofron eksperienca të jashtëzakonshme.

2022

SOT

Sot, hoteli dhe klubi folie marine përfshin 150 dhoma të ndryshme, 4 restorante të shkelqyera, 3 bare plazhi, pishina dhe një klub nate me shumë aktivitete gjallëruese, të gjitha të projektuara për të krijuar një hapësirë që të zgjon një ndërthurje më të thellë midis jetës dhe mirëqenies. hoteli dhe klubi folie marine është vendi i festave verore të paharrueshme, një oaz shumëngjyrësh që ju nxit dëshirën të ktheheni gjithmonë e më shumë.

This site is registered on wpml.org as a development site.