Evente dhe aktivitete

MË SHUMË INFO

Përvoja e Jalës

4 November 2022

12:00 am

Centre of the village

Projekti ofron një program të shtrirë hotelerie - një 'shesh të vogël të qytetit', ku përfshihet një kafene, dyqane me ushqime artizanale dhe restorante që shërbejnë kuzhinën lokale. Kjo qendër e vogël tregtare dhe kulturore ofron hapësirë ​​për tu socializuar, për të shëtitur dhe për tu clodhur, duke e ngritur më lart profilin e destinacionit dhe ekonomisë nga turizmi.

Fshati Muzikor

13 May 2022

10:00 pm

Centre of the village

Fshati muzikor është parashikuar të jetë si vazhdim i sofistikuar i Folie Marine-s, dhe për këtë tipari kryesor i zhvillimit të ardhshëm - shkallët publike vertikale që lidhen me strukturën ekzistuese dhe me shëtitoren e plazhit. Shkallët publike shndërrohen një terren për shpalosjen e aktiviteteve publike, grumbullimeve dhe të një morie aktivitetesh të projektuara në hapësirën e programuar me fleksibilitet. Zgjerimi i zonës së gjelbërt e të mbrojtur siguron një barrierë natyrore midis dy Nukleve dhe të ofron ndjesinë e të qenit i rrethuar nga peizazhi natyror.

JALA ARTS

13 May 2022

10:00 pm

Centre of the village

Projekti synon të zhdukë kufijtë midis hapësirave brenda dhe jashtë, ndërsa arkitektura shërben si kornizë e natyrës. "Pamjet e natyrës kur kornizohen bëhen si vepra arti, që ndryshojnë cilësinë dhe shprehjen në varësi të orës së ditës dhe stinëve," shprehet Grupi i Arkiteturës ‘Oppenheim Architecture’. Hapësirat madhështore shërbejnë për grumbullime të mëdha, kopshtet dhe sheshet ofrojnë hapësira për të qenë me miqtë e tjerë dhe zbukurohen me pishina freskuese dhe shatërvanë.

This site is registered on wpml.org as a development site.