PROJEKTI

Duke krijuar një urë lidhëse me strukturën ekzistuese të Jalës dhe Folie Marine-s, projekti synon të ndërtojë një sërë fshatrash të ndërlidhur mes tyre, secili me një temë unike të vecantë në shprehjen e tyre arkitekturore, materiale dhe hapësinore. Secili prej tyre ofron një pikë referimi urbane dhe një destinacion për tu eksploruar nga të tjerët.

I frymëzuar nga Vunoi, projekti më tepër synon të krijojë një zhvillim turistik me parimet e tij hapësinore dhe orientuese shumë afër kontekstit historik fqinj, sesa të bëjë një përsëritje të strukturave tipike për shumë fshatra turistikë. Qëllimi i projektimit është krijimi i nuancave urbane, karakteristike për fshatrat e vegjël shqiptarë, zonave me densitet banimi të ndërthurura me hapësira më të mëdha urbane dhe tregtare ku mund të zhvillohen një shumëllojshmëri aktivitetesh.

Zbatimi i qasjes së projektimit në nivelin makro duhet të mundësojë krijimin e një konstelacioni fshatrash të vegjël, secili vetëpërmbushës dhe unik në karakterin e tij, sado i ndërlidhur ngushtë me të tjerët. Një zonë e pyllëzuar e mbrojtur është parashikuar të shërbejë si kufi natyror dhe mjedis i gjelbër midis vendbanimeve të ndryshme.

SHPREHJA ARKITEKTURORE

Projekti fokusohet më tepër në krijimin e grupimeve unike të fshatrave sesa në krijimin e një rezorti të vetëm të madh pa përthyerje të dukshme. Krijimi i hapësirave bëhet duke ofruar eksperienca të ndryshme në çdo destinacion pasi qëllimi i projektit është të krijojë një vendbanim urban të shfytëzueshëm gjatë gjithë vitit që mund të tërheqë banorë nga zona të tjera të Shqipërisë. Tipologjitë e përziera të ndërtesave të përdorura së bashku me ruajtjen e peizazheve natyrore do të mbështesin procesin e krijimit të komunitetit. Nga këndvështrimi i biznesit, projekti synon të maksimizojë fitimin nga investimi duke arritur të krijojë zona me dendësi të lartë dhe duke tejkaluar atë të parashikuar fillimisht.

Duke filluar që nga vilat luksoze të skalitura në shkëmbinjtë mbi det, te kabanat minimaliste me dru dhe çati prej kashte të rrethuara me bimësi, deri tek interpretimi modern i shtëpive të fshatit tradicional - çdo njësi banimi në të gjithë zonën masterplanit është projektuar me kujdes për t'u përshtatur brenda asaj që e rrethon dhe temës së përgjithshme të nuklit në të cilin ndodhet. Si rezultat nga ana pamore arrihet të krijohen zona të dallueshme me identitet unik, të cilat tërheqin vizitorët dhe u japin banorëve një ndjesi të vendit dhe përkatësisë.

Për më shumë informacion rreth projektit "KLIKO për të parë detaje nga fshati "

This site is registered on wpml.org as a development site.